Policia e Durrësit njofton se ka goditur rastin e tretë brenda javës, të armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se ka rënë në pranga një 17-vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga policia e hodhi atë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.