Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë vrasjen e te riut Ervis Zyba në Kurbin. Në pranga kane përfunduar dy persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa jane shpallur ne kërkim dy të tjerë dyshuar si autorët. Sipas policisë, rezulton se dy te rinjtë Xhevahir Lika dhe Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta prej rreth një viti. Ndërsa mesnatën e se enjtes, Elgert dhe Dorjan Cara kane qëlluar në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Në këto momente ka ardhur dhe kundërpërgjigjia me arme dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë 20-vjeçari Zyba. Për këtë ngjarje u prangosën Xhevahir Lika dhe Drilon Leka, ku ky i fundit rezulton se është edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi.
Lezhë, zbardhet vrasja e Kurbinit, arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja
Sërish përpjekje për t’u futur në Ceuta, policia marokene arreston më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm
324 kg drogë kapen në Selanik, lënda narkotike u nis nga Shqipëria
Mesazh emocionues për Gjimshitin, tifozët e Atalantës përshëndesin kapitenin shqiptar: Përulësi, djersë dhe sakrificë





