Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës. Gjykata e Posaçme vendosi ndalim dalje jashtë vendit për Klea Gjatën.

Gjata u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator 2017. Në atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.