Ministria e Drejtësisë në Lituani ka lajmëruar njerëzit që të flakin në kosh celularët e tyre që i përkasin markave kineze, si edhe mos të blejnë të rinj.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularë 5G të prodhuesve kinezë. Kërkuesit identifikuan se një celular Xiaomi kishte një sensor të inkorporuar që mund të dallojë dhe censurojë terma të caktuar. Modelet Huawei janë të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike.

Huawei tha se asnjë e dhënë nuk dërgohet drejt burimeve të tjera. U ekzaminua edhe një model OnePlus, por që nuk rezultoi të kishte probleme.

Kjo kërkesë e Lituanisë vjen pas rritjes së tensioneve me Kinën. Muajin e kaluar, Kina kërkoi largimin e ambasadorit lituanez nga Beijing dhe ajo do të tërhiqte ambasadorin e saj nga Vilniusi.

Më pas Tajvani tha se misionet e tij në Lituani do të quheshin “Zyra Përfaqësuese e Tajvanit”. Tajvani është një vend që Kina e quan si pjesë të saj.