Kollitja është një simptomë e zakonshme që mund të vij si pasojë ftohjes. Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e thatë

Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës. Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga: Astma, Urthi, Kanceri i mushkërive.

Kolla me sekrecione

Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura. Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh. Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e fortë

Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë. Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi. Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla Kronike

Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë. Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur. Shkaqet e kollës kronike janë:

-Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes

-Alergjitë

-Duhani

-Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat

-Sëmundje të mushkërive

-Probleme me gëlltitjen

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?

Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz. Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:

-Kolla vështirëson frymëmarrjen

-Kolla zgjat disa javë

-Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit

-Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku