NEW YORK – Një klub i njohur striptizmi është ofruar të marrë në punë Lindsay Lohan. Dhe përveç ofertës për punë, klubi, në një letër që i ka dërguar avokatit të aktores problematike është shprehur i gatshëm të paguajë edhe borxhin prej 230 mijë dollarësh që Lohan i ka tatimeve amerikane.
Në të njëjtën kohë aktores nëse do të pranojë ofertën do t’I paguhen edhe disa muaj qiraje të apartamentit të saj në Beverly Hills, që Lohan rrezikon ta humbasë pasi nuk ka më para. Nëse Lohan do pranojë ofertën për punë ajo do të jetë webmaster per videochat-in në internet të lokalit.
''E dimë që ajo është shpesh në New York,- thuhet në letër,- prandaj do donim që të prezantonte në sitin tonë disa nga shfaqjet që organizojmë”. Mbetet për t’u parë nëse Lohan do ta mendojë seriozisht apo jo ofertën tunduese.