Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti ka takuar ditën e sotme shkrimtarin durrsak, Kadri Tarellin.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti shkruan se kanë biseduar për punët që do bëhen brenda vitit dhe se pogrami i tij për mënyrën se si drejtohet bashkia ishte i qartë për Tarellin.

Ndërkohë, ai thotë se Tarelli i kishte propozuar vënien në funksion të një bibloteke që të ushqejë elitat e Durrësit.

Postimi i plotë:

Me Kadri Tarellin, qytetarin autokton të Durrësit biseduam për punët që do kryejmë brenda vitit.

Më tha se programi për ndryshimin e mënyrës si drejtohet Bashkia Durrës ishte shumë i qartë dhe se i kishte pëlqyer.

Ai më veçoi edhe planin tonë për të punuar për të rinjtë, teksa sipas tij vënia në funksion e një biblioteke që të ushqejë elitat e Durrësit ishte e rëndësishme.