Mund ta themi pa frikë se ai është personi më i komentuar i momentit dhe shpesh cilësohet me epitetin ‘Luan’.

Banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, që prej hyrjes së tij në shtëpinë më të famshme, ka fituar pëlqimin dhe dashurinë e të gjithëve duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Fansat e Luizit gjenden kudo dhe nga moshat më të ndryshme. E këto pamje që publikon “DurrësLajm” dëshmojnë se një tjetër fans i Luizit, i cili punon si shofer kamioni, ka vendosur një baner të madh në pjesën fundore të trajlerit, ku krahas fotos së Luizit është dhe një luan, epiteti me të cilin e etiketojnë gjithë fansat.

Me ty kampion! Luani në shqip quhet LUIZ” shkruhet në këtë baner. Nuk mungon edhe një fotografi tjetër e Luizit, e cila është vendosur anash kokës së trajlerit.

Pamjet vijnë nga porti i Durrësit, ku pritet që këto kamionë të nisen drejt Italisë dhe në këtë mënyrë të reklamohet emri i “Luiz luanit” edhe përgjatë rrugëve të vendit fqinj.