Politika dhe zgjedhjet e 14 majit janë kthyer në temë diskutimi edhe në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Ditën e djeshme teksa luanin në kuzhinë banorët kanë konstatuar një dron me foton e Luizit dhe logon e koalicionit të Berishës dhe Metës, “Bashkë fitojmë”.

“Bashkë deri në fitore shkruhej poshtë dronit”. Luizi nuk e ka parë fillimisht dronin por është njoftuar nga banorët e tjerë.

Ai më pas ka shkuar te Kiara e cila ndodhej në dush duke i thënë që ka ardhur një dron për të me logon e Partisë Demokratike.