Roma kaloi pa probleme 2-0 Frosinonen, në sfidën e javës së shtatë të Serie A. Në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho tregoi dëshirë të madhe për të shënuar dhe ia doli mbanë. Ishte Romelu Lukaku që realizoi golin e 3-të në kampionat, në edicionin e parë me skuadrën nga kryeqyteti.

Në krahun tjetër, titullar te mysafirët ishte sulmuesi shqiptar Marvin Cuni. Cuni hasi vështirësi ndaj mbrojtjes vendase, e cila ishte mjaft mirë e pozicionuar dhe nuk lejonte pothuajse fare hapësira.

Në pjesën e dytë, edhe pse me forca të pakëta ekipi i Di Francescos u përpoq të rikthehej në lojë, duke ngacmuar portën e kundërshtarit. Në kohën e mbetur, Dybala me shokë nuk harxhuan shumë energji, pasi preferuan të menaxhojnë rezultatin. Goli i sigurisë erdhi në fund nga Pellegrini, me 3 pikët që dërgojnë Romën në pozitën e 12-të.