Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ish grumbullimi” në qytetin e Burrrelit.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Y.XH ka humbur kontrollon mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke aksidentuar katër këmbësorë.

Të lënduarit ndodhen në spital, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, me policinë që është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi:

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.