Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ku mësohet se një automjet i Policisë Rrugore ka humbur kontrollin dhe ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin duke përfunduar në Lanë.

Nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit kanë mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe kanë nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.