Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi mjeti në pronësi të tij rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ngjarja u konstatua në Portin e Durrësit gjatë procedurave të kontrollit në dalje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë procedurave në SPK Port Durrës, në dalje, mjeti në pronësi të tij rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, në vitin 2025.”





