Një automjet është përfshirë nga flakët në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.
Automjeti tip “Peugeot” është përfshirë nga flakët ndërsa ishte e parkuar në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë ekipet zjarrfikëse për të vënë në kontroll dhe shuar flakët.