Një këmbësore është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.

Këmbësorja është një grua rreth të 60-ve, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. 

60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur. 

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy automjete të tjera por pa të lënduar. Dyshimet e para për të dyja aksidentet janë se kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës.