Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes pranë rrethrrotullimit të sheshit “Pranvera” në Durrës.

Një automjet ngjyrë gri ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë qytetarin të plagosur.

DurrësLajm” mëson se këmbësori i moshës 67 vjeç është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa forcat e policisë po këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë te bizneset e zonës për të identifikuar drejtuesin e mjetit dhe për të nisur kërkimet për kapjen e tij.