Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (22 prill) në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier.
Një motoçikletë është përplasur me një mjet veturë “Volkswagen”.
Drejtuesi i motoçikletës është përcjellë me urgjencë në spitalin e Lushnjës me ambulancë dhe gjendja e tij është kritike.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të drejtuar dhe disiplinuar trafikun.

Sipas të dhënave të para nga policia e qarkullimit, mjeti veturë ka hyrë në kryqëzim dhe motoçikleta me targa sërë huaja është përplasur me të.
Pritet mbërritja e grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





