Një aksident ka ndodhur dje në lagjen nr.3 në Durrës, ku u përfshinë një automjet dhe një motor. Si pasojë u plagosën drejtuesi dhe pasagjerja e motomjetit, ndërsa policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit, shtetasin L.P. 18 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 18 vjeç, pasi dje, në lagjen nr. 3, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. B., 39 vjeç, dhe nga përplasja janë dëmtuar 39-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja N. B., 32 vjeçe. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.