Një person i cili lëvizte me biçikletë është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një makinë, por pa pasoja për shëndetin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me Portin, ku sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, burri me biçikletë po kryente lëvizje të çrregullta në rrugë dhe automjeti tip “Benz” ka devijuar për të shmangur pasoja më fatale.
Në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca për ta shoqëruar në spital për të kryer një kontroll mjekësor, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.