Ndonëse mediat kanë shkruar shpesh për mundësinë e një shtatzanie të bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey-t, këtë herë ka qenë vetë këngëtari që ka nxitur thashethemet.

Justin publikoi në Instagram një foto bardh e zi me modelen, ndërsa krahas saj shkruante:

“Mami dhe babi”.

Menjëherë fansat kanë spekuluar se modelja është në pritje të ëmbël. Por shumë shpejt, Hailey hodhi poshtë thashethemet teksa komentoi në postimin e këngëtarit:

“Unë mendoj se duhet të ndryshosh përshkrimin në ‘Mami dhe babai i një qeni’, përpara se dikush ta shtrembërojë.”