30 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, teksa janë shënuar 572 raste të reja nga 4,511 testime të realizuara.

Po gjatë këtij harku kohor, autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se janë shëruar nga COVID 694 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 6,307, ndërsa aktualisht raste aktive me koronavirus janë 12,983.