Marash Kumbulla po vazhdon me fazën e riaftësimit dhe shpreson të bashkohet sa më parë me ekipin e Romës për të dhënë kontributin e tij. 

Lidhur me procesin e rikuperit të mbrojtësit të kombëtares ka folur agjenti i tij Gianni Vitali: 

“Kumbulla ka shumë dëshirë të rikthehet sa më shpejt, deri më tani rekuperimi i tij po ecën mirë. Stafi mjekësor i Romës është i një standardi të lartë. Ditë pas dite shoh përmirësime, do ta ndihmojë shumë nga ana psikologjike. Kanë qenë ditë të ngarkuara edhe për të, për shkak të lindjes së vajzës së tij. Jemi besimplotë se do ta shohim në fushë shpejt, gjithmonë duke respektuar afatet e kërkuara”, tha Vitali, i cili nuk zbuloi një afat se kur mund të rikthhet në fushë mbrojtësi 23-vjeçar, që iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirugjikale pas dëmtimi në gju në ndeshjen me Milanin në Serie A.

“Për momentin nuk dua të bëj parashikime, gjithçka po shkon mirë. As ne dhe as klubi i Romës nuk dëshirojmë që Kumbulla të rikthehet me dhimbje. Do të presim “dritën jeshile” nga stafi mjekësor dhe atëherë lojtari do të jetë gati, deklaroi Vitali. 

Marash Kumbulla është pjesë e Romës që prej vitit 2020, ku iu bashkua pas shkëlqimit te Hellas Verona në Serie A.