29 maj 2015 – Sot 46 mijë maturantë në mbarë vendin do t’i nënshtrohen provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi fillon në orën 10:00 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta. Testi përbëhet nga 25 pyetje dhe në total ka 50 pikë, maturanti duhet të marrë minimalisht 20% të pikëve, në të kundërt nuk konsiderohet kalues.

Ditën e provimit, maturantët duhet të kenë kartën origjinale të identitetit dhe nuk duhet të kenë celularë me vete, pasi në të kundërt përjashtohen automatikisht.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/