Pano Qirko ishte protagonist kryesor në barazimin pa gola që Teuta mori me Vllazninë. Portieri i durrsakëve u shpreh se skuadra është në rrugën e duhur dhe se po përmirësohet. “Unë mundohem që të rregullojë ato gabime që kam. E njëjta gjë dhe me sulmuesit. Edhe ata mundohen. Por mendoj se është edhe çështje fat. Na duhet dhe pak fat.Nga java në javë mundohem që të rregulloj ato gabimet e mia. Është një kampionat i gjatë dhe na duhen shumë pikë. Jemi në një zonë në renditje të diskutueshme, por besoj se nga java në javë po përmirësohemi.Roli i portierit është që ta mbajë portën e paprekur. Pastaj pjesa tjetër i takon sulmit e mesfushës.

Unë mundohem që mos të gabojë dhe të jem pika kryesore e ekipit. Për të tjerat është çështje fati. Mendoj se do të marrim më shumë pikë. Kam besim te ky ekip.Me Hebajn dhe Vilën bëjmë shumë goditje pas stërvitjes dhe ngacmohemi shumë. Nga java në javë edhe Hebaj mendoj se do të shënojë. E rëndësishme është që po punojmë shumë.Gjatë këtyre pesë javëve kishim ndërthurje pozicionesh. Te dy ndeshjet që kemi pësuar më shumë gola nuk është vetëm te mbrojtja, por dhe te ekipi. Unë kam qenë në shumë ekipe dhe mendoj se te kjo mbrojtje jam shumë i sigurt”, u shpreh Qirko.