Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një shtetase, pasi mbante hapur lokalin e saj në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin.

Bëhet fjalë për shtetasen E.S., banuese në Durrës.

Gjithashtu për pronaren e lokalit është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Procedohet penalisht dhe administrativisht një shtetase që mbante hapur lokalin e saj, me muzikë, gjatë orës policore, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasja E. S., banuese në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për mbylljen e lokalit që e mbante hapur, me muzikë, gjatë orës policore.

Gjithashtu, për këtë shtetase është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.