Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit ka mbërritur anija turistike “To Callisto”.

APD ka publikuar edhe momentet e zbritjes së turistëve në port, teksa thekson se kalata nr. 4 pas ndërhyrjes dhe riparimit që Autoriteti Portual Durrës realizoi në ballinën e saj ka shërbyer përgjatë gjithë sezonit turistik edhe për akostimin e mjeteve detare turistike.

Pas ndalesës ditore në Portin e Durrësit, anija turistike “To Callisto” do të vijojë lundrimin drejt portit fqinj të Kotorrit në Malin e Zi.