Ka mbërritur në Rinas, Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit i cili u ekstradua nga Spanja drejt vendit tonë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit i shpëtoi burgimit të përjetëshëm pasi Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim dhe dënoi me 25 vite pas hekurave. Por, ai u lirua me kusht pasi Vangjush Dako firmosi një shkresë që do ta punësonte në Bashkinë e Durrësit.

Ish-kreu i bandës së Durrësit është arrestuar në Spanjë më 14 Dhjetor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha”, raportuan uniformat blu.