Deputeti i Shijakut, Ilir Ndraxhi, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, duke falënderuar të gjithë qytetarët që votuan për të dhe e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në politikë. Ndraxhi rezultoi i treti për nga numri i votave, duke humbur kështu mundësinë e një mandati të tretë si deputet. Në vend të tij, mandatin e siguruar do ta marrë Etleva Budini, e cila ka kaluar përpara Ndraxhit për shkak të një ndarje të mandateve sipas sistemit zgjedhor.
“Përkushtimi dhe pastërtia janë vlera që kam ruajtur gjithmonë, dhe jam i bindur që do të vazhdoj të jem përfaqësues i denjë i qytetarëve të Shijakut dhe Durrësit. Puna e mirë flet vetë, dhe unë do të vazhdoj të punoj pa kompromis për të sjellë përparim për vendin,” shtoi ndër të tjera ai.