Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Sipas raportit të policisë, gjatë javës që lamë pas, janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e patrullës, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

Po ashtu,  4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave, 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, 6 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.