Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar ditë e sotme mbledhjen e radhës për të bërë informimin e qytetarëve sa i përket gjendjes së pandemisë në vend.

Shefja e Epidemiologjise ne ISHP, Siva Bino ka deklaruar se javet e fundit  ka nje rritje te grupmoshave te reja dhe ato pediatrike te infektuar me Covid-19, ndërsa theksoi se infektimet janë 10 herë më të larta tek të pavaksinuarit.

Më tej ajo kërkoi një vaksinim më të lartë pasi në të gjithë vendin i vetmi qark me shifra më të larta ishte Tirana. vaksinuar.

“Situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme me dy javët e para, nuk kemi një rritje të rasteve oërkundrazi kemi një ulje të paktë të rasteve. Nga ana tjetër edhe pozitiviteti është i njëjtë pak a shumë në këto 3-4 javët e fundit. Shikojmë që kemi një rritje të infektimit të grupmoshave të reja deri në 14 vjeç. Kjo lidhet edhe me disa vatra nëpër shkolla, ku nuk është ndërprerë mësimit.
Sa i përket vaksinimit, mund të shkojë deri në 45% në nivel kombëtar por në Tiranë shifra e vaksinimit me të dyja dozat shkojnë mbi 50%.

Kërkojmë të kemi një ritëm më të lartë. Lidhur me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe në personat e vaksinuar, vëmë re se janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar krahas atyre të vaksinuar.

Aktualisht kemi të dhëna kombëtare të cilat shkojnë pak a shumë si ato të vendeve të tjera. Nga ana tjetër ka filluar procesi i dozës përforcuese për personat e vaksinaur deri më tani.”,- tha Bino.