Në një mbrëmje festive së bashku me fëmijët, të shtunën në sheshin kryesor të Durrësit u ndezën dritat e pemës simbol të festave të fundvitit.

E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, e cila e veshur me ngjyrën e kuqe festive, i ftoi të gjithë të festojnë së bashku, t’i japin sa më shumë dashuri e gëzim njëri-tjetrit me besimin se viti 2023 do të jetë edhe më i mirë për ne dhe qytetin tonë.

“Me dëshirën që t’u ofrojmë fëmijëve por edhe të gjithë qytetarëve tanë një atmosferë sa më festive kemi zbukuruar të gjithë qytetin. Jemi duke mbyllur një vit ku kemi bërë shumë punë për Durrësin dhe viti i ardhshëm do të jetë akoma më i rëndësishëm përsa i përket projekteve madhore që po vazhdojnë dhe të reja që do të fillojnë në qytetin tonë në funksion të transformimit të tij në një qytet turistik evropian”, shprehet Sako.