Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr13. në Durrës.

Mësohet se është mbytur duke u larë në det një shtetase serbe.

“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe.”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës, në qytetin e Durrësit ka ende turistë që zgjedhin të shijojnë plazhin në periudhë shtatori. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur për shtetasen serbe e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm.