Një turiste e huaj nga Bosnja e Hercegovina, është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit.
Policia informon se viktima është 66 vjeçe, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen 13.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.