Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri. 60-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Innsbruck-ut pasi nëntorin e vitit të kaluar e kishte mbytur gruan e tij 50 vjeçe duke e goditur 16 herë me thikë.

Burri e ka pranuar fajësinë para gjykatës. Ai tha se, e ndjera, gruaja e tij e kishte detyruar atë të hante supë në mëngjes dhe kishte folur keq për vajzat e tij nga martesa e mëparshme. 60-vjeçari theksoi se kjo e kishte shtyer të dilte nga kontrolli, shkruajnë mediat austriake.

Mjeku ligjor Walter Wahl, tha se kosovari pas kreu aktin makabër kishte dalë për të shëtitur në qytet dhe e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë.

Wahl tha se për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë, raportojnë mediat austriake.