Një 44-vjeçar shqiptar këtë të mërkurë është futur nga selia e policisë Reutlingen në Gjermani në listën e “më të kërkuarve të Europës” nga Europol, pasi akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja i njohur me nofkat “Berti” dhe “Schakal” është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Sipas të dhënave në faqen e “EUmostwnated”, Dedja prej vitit 2016, ka ushtruar një tregti profesionale të paligjshme droge, duke lëvizur kokainë dhe marihuanë nëpërmjet organizatës ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë të tjerë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri