Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar këtë të martë nga afër punimet e projektit të Lungomares së Plazhit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor”.

Ndër të tjera, Kryeministri shton se gjithashtu po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore.

Postimi i plotë:

Durrës – Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik