Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet e 11 majit, me 21 mijë vota, ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave për lidhje me bandat kriminale.
Sot pas mbylljes së seancës plenare, Balla ka folur shkurtimisht për një media duke u treguar i prerë në përgjigjet e tij.
Ai tha se akuzave të Berishës iu përgjigjën qytetarët më 11 maj dhe se rezultati i votave është falë punës dhe fushatës së përditshme në zonën e vet elektorale në qytetin bregdetar.
“U përgjigjën qytetarët në datë 11 maj. Bëj fushatë çdo ditë në zonën time. Nuk ka akuza, janë të gjitha shpifje. Falë punës u bë gjithë ky rezultat nga qytetarët e Durrësit”, tha Balla.