Ishte nisur nga porti i Durrësit dhe u kap në Portin e Ankonës me 24 kg heroinë. Mediet italiane raportojnë se është vënë në pranga një 50-vjeçar shqiptar, i cili e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”.

Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave.