Arrestohet një person nga Qerreti, pasi uniformat blu zbuluan në banesën e tij një sasi municioni luftarak dhe kapsolla detonatore (elektrike).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Rr. I., 56 vjeç, banues në Qerret, Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe kapsolla detonatore (elektrike)”, informon policia e Durrësit.