Policia ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka rënë një 21-vjeçar nga Shijaku.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e të riu me iniciale S.B, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.