Këngëtarja kosovare me famë botërore ka performuar mbrëmë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, i cili mblodhi mijëra njerëz.
Rita Ora u ngjit në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës ku u prezantua në skenë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Jena shqiptarë, jena shqiptarë”, ka bërtitur Rita dhe më pas ka nisur muzika e Valles së Rugovës duke surprizuar të pranishmit në koncertin madhështor.
E veshur me ngjyrat kuq e zi Rita interpretoi disa prej hiteve të saja duke përfshirë edhe këngën “Shine Ya Light”, klipin e të cilës e bëri në Kosovë.