Një automjet tip “Benz B Class” ka marrë flakë paraditen e sotme përpara Prefekturës në Durrës.

Në drejtimin e mjetit ishte një vajzë, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa marrë lëndime.

Ajo ka hapur krahun dhe ka zbritur menjëherë, ndërsa ndihmën e parë ia dhanë punonjësit e Prefekturës me fikëse zjarri, deri në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.