Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë mesditën e sotme përpara pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Makina ndodhej e parkuar ashtu siç duket edhe në foto, teksa u konstatua nga patrulla e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në qytet.

Menjëherë u morën masa për të vendosur rrethimin e perimetrit të sigurisë për qytetarët si dhe u njoftua reparti i zjarrfikëseve të qytetit për shuarjen e zjarrit si dhe stabilizimin e situatës.