Një kabinë elektrike në lagjen 11 në Durrës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.

Si pasojë e zjarrit, një pjesë e zonës, prejt disa minutash ka mbetur pa energji elektrike.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë deri sa u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit.