Muço Boçi është një nga lojtarët me perspektivë që ka Teuta, duket se këtë sezon synon që të bëj akoma më mirë. Boçi është një futbollist që e nis sezonin e tij të tretë në Durrës, ndërsa synimet e tij, tashmë që ka edhe më tepër eksperiencë, janë që të luajë e të bëj më mirë. Mesfushori polivalent që ka treguar një performancë në rritje, ka ambicie në sezonin 2025-2026.

Si ndiheni që arritët objektiv në sezonin e fundit?

Ne do të rikthehemi, jam i sigurt për këta. Do të rikthehemi edhe më të fortë. Sigurisht, ne nuk dëshironim që të ndodhte diçka e tillë. Edhe për ne lojtarët ka qenë shumë e vështirë, por që në fund ia dolëm me sukses.

Boçi, si e prisni sezonin e tretë në Durrës?

Me thënë të drejtën, kam gjetur veten. Sigurisht do të jetë viti i tretë në Superiore. Unë jam një lojtar i ri dhe synimi im është që të luaj sa më shumë në Superiore. Eksperienca në elitë në ndeshjet e sezonit të shkuar, sigurisht që më ka vlejtur edhe për këtë vit, që të jem me një “marsh” më të lartë. Si e shihni Teutën në sezonin e ri? Ne lojtarët realisht u bë kohë e gjatë që punojmë. E njoh më mirë mentalitetin e klubit, që në fokus ka edhe promovimin e lojtarëve të rinj. Kjo është një gjë shumë e mirë, por kam besim se ne do të lëmë gjurmë edhe këtë sezon, duke qenë një skuadër shumë e fortë dhe me ambicie.

Sipas jush, çfarë mund të kishit bërë shumë?

Po i referohemi pyetjes se çfarë mund të kishte bërë më shumë, sigurisht që ka vend për shumë përmirësime. Tani, në këtë sezon që do të hyjmë, kemi pretendime të reja dhe mendoj se Teuta duhet të bëjë shumë më tepër sesa sezoni i kaluar.

Çfarë note do t’i vendosni Teutës në këtë fund sezoni?

Do ta ndaja në dy pjesë, në fillimin dhe fundin e kampionatit, nuk e di notën, por kënaqësi që arritëm të shpëtojmë sezonin, ndërkohë që dhe fatin e ke pasur kundra në fazën 4-t.