Duke marrë shkas nga vendimi i Prokurorisë për ndalimin e publikimeve rreth çështjes së hakerimit të e-maileve, vjen një nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook”, thekson se liria e mediave është vendimtare për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien. Sipas Metës, korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.

MESAZHI I METËS
Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare. Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare. Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias.