TIRANË- Pas shitjes së Albpetrol qeveria ashtu sic kishte paralajmëruar nxorri sot në shitje ditën 2 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, si dhe shoqërinë “HEC Ulëz Shkopet sh.a”. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri hapjen e ofertave për privatizimin e 4  HEC-eve mesditën e sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Sokol Devishaj, zëvëndës ministri i METE, pas përfundimit të procesit të ofertave bëri me dije se procesi megjithëse konfidencial do të jetë transparent. 

“Komisioni do të tërhiqet për të vijuar me detyrimin e mëtejshëm, vlerësimin e ofertave dhe përpilimin e raportit përfundimtar që do rëndisim edhe nëpërmjet pikëzimit të ofertave financiare dhe teknike. Pas verifikimit përkatës dhe vlerësimit përkatës. Procesi ka konfidencialitetin e tij, nuk do ju fshehim gjë, por duhet kohë për të evidentuar gjithë procesin, – tha Dervishaj 

Pak muaj më parë qeveria vendosi që t’i shkëpuste këto 4 hidrocentrale nga varësia e KESH dhe t’i nxirrte ato për privatizim. Ky është tenderi i dytë i madh për shitjen e aseteve shtetërore që zhvillohet pas tenderit të privazimit për kompaninë e naftës Albpetrol, në të cilin vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Vetro Energy ofroi 850 mln euro. Nga shitja e hec-eve, qeveria pritet të arkëtojë të tjera para, të cilat do të ndihmojnë buxhetin në këtë periudhë të krizës, pa qënë e nevojshme të rishikohet ashtu sic ka ndodhur vitet e mëparshme. 

HAPEN OFERTAT PËR HEC-et ULËZ DHE SHKOPET 
 

Ora 12:00 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri hapjen e ofertave për privatizimin e shoqërinë HEC “Ulëz Shkopet sh.a” në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Ofertat 

Oferta e parë për HEC-et Ulëz dhe Shkopet 26 milionë e 500 mijë euro 

Oferta e dyte për HEC-et Ulëz dhe Shkopet 31 881 084 euro 

Oferta e tretë nga Çilik Construcion për HEC-et Ulëz dhe Shkopet 15 milion e 800 mije euro 

Oferta e katërt nga Coruom Internacional 57 milionë e 500 mije euro 

 

HAPEN OFERTAT PËR HEC BISTRICA 1 DHE 2 
 

Ora 11:00 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri hapjen e ofertave për privatizimin e HEC-eve “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2 sh.a”  në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

Sokol Devishaj, zëvëndës ministri i METE bëri me dije se :”Do të hapim momentin e caktuar pasi të përfundoi afati teknik dhe financiar për dy HEC-et para, më pas do hapim dokumentacionin teknik dhe financiar për procedurën e dy HEC-eve të dyta. Më pas komisioni do të mblidhet për të bërë verifikimet e nevojshme për të bërë vlerësimet për procedurat e pavarura. Më lejoni që procesi ka konfidencialitetin e tij në mënyrë që komisioni të bëjë vlerësimet përkatëse dhe do jemi në mënyrë të vazhdueshme për operimi”. 

Ofertat për Bistrica 1 dhe 2 

Oferta e parë për HEC Bistrica 1-2, 30 milionë e 355 mijë euro 

Oferta e dytë për HEC Bistrica 1-2, 44.847.496 euro 

Oferta e trete për HEC Bistrica 1-2, 27 milione e 500 mije euro 

Oferta e katërt për HEC Bistrica1-2, 19 milion e 300 mije euro 

Oferta e pestë nga Corum është 52 milione euro 

Oferta e gjashtë  35 milione e 100 mije euro 

Oferta e shtatë 37 milionë e 100 mije euro