Nga BUJAR QESJA

Megjithëse kanë kaluar disa ditë, ku përtej një njoftimi “Tingujt e Dijes”, u çfaq një magji e interpretimit të muzikës klasike. Kurioziteti më shtyu të lija çdo gjë dhe të mos anashkaloja, njërën prej njoftimeve më të veçanta që më është bërë. Ç’ne i thashë vetes, në një shkollë jo publike, ku mësohet nga klasa e parë deri në të 12-tën, të mundet të interpretohet muzika klasike? Një apo dy numura do të ishin risi, e jo më çfaqje prej 90 minutash. Si mundet, që kuotat matëse të aftësisë dhe performancës, të kapin këto lartësi?

Ky ishte thjesht vizioni i jashtëm i asaj që mendoja. Por të mos nguteshim, pa e parë dhe pa e prekur, nga ajo ç’ka mendohej të ndodhte. Pata fat, që koncertin e ndoqa me mikun tim të madh, kompozitorin e vetëm profesionist të Durrësit Ylli Ramzotin (të më ndjeni në se ka një të dytë), që konsultohesha dhe miratoja atë që po na servirej. Isha edhe me Vasil Hilën, bashkëshortin e të mirënjohurës mësuese Elsa Ekonomi.

Çfaqja mbaroi. Teksti i konferencierit me shumë modesti u lexua, si një gjë që ndodhte shpesh:
-Ju falenderojmë për vëmëndjen dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet, që pa dyshim do të mbetet gjatë në kujtesë.

Dhe në çast e plotësove vetë: Si gjatë në kujtesë? Nuk do të harrohet thuaj, o i miri konferencier!

U përfshiva në entuziazmin e ligjshëm të nxënësve, mësuesve dhe prindërve të shkollës jo publike, me emrin e babait të arsimit në Durrës Mihal Ekonomi. Para pak javësh, shkruajta gjatë për këtë shkollë, por këtë të muzikës klasike nuk e vendosa pasi nuk e dija. Le të shërbejë si suplement për shkrimin e parë.

Elsa Lila, “uragani” i arsimit në Durrës, krijuesja tash 21 vite të shkuara e shkollës së parë jo publike “Mihal Ekonomi”, nuk mund të prodhojë nga aftësitë e saj veç “zogj shqiponjash”, që këtë herë befasojnë dhe të shtangin me nivelin e intertretimit të muziklës klasike. Në fokus autorë të kalibrit botëror, duke kënduar korale dhe solo, interpretuar në violinë, piano e recituar vargje të ndjera.

Ylli Ramzoti ngriti shumë lart punën pasionante, profesioniste, përkushtuese të një zonje të rrallë të muzikës. Emri i saj Edmonda Ceci Rotani. Është edhe piktore e njohur. Aftësitë e rralla të saj, mbeten stili i veçantë i punës. Durimi i kalon përmasat e normales, duke u çfaqur e pakonkureushme duke u marrë me nxënësin e klasës së parë e duke përfunduar me nxënësin e maturës.

Muzika klasike e ndërtuar në program nga Edmonda Ceci Rotani, ishte mahnitëse, ashtu siç është mahnitëse shkalla e durimit, që na dha mrekullinë e koncertit më unikal që është çfaqur nga amatorë të këtij niveli.

Kur një Elsa Ekonomi, nuk e gjen në Durrës. Kur një drejtore didaktike si Dalina Beshiri, mos u lodh se edhe këtë nuk e gjen në Durrës. Kur një Edmonda Ceci Rotani, nuk e gjen që nuk e gjen. Por edhe personeli pedagogjik i zgjedhur si me dorë dhe prindër të njohur dhe plot kulturë, barazohen në matës të prezantimit të çfaqjeve të këtij niveli.

Shumë lavdërohen, se merituan çmim të parë me këtë apo atë dukuri. Natyrisht edhe këtu gëzimi është i ligjshëm. Sepse luhet me talente dhe individë të spikatur. Por të vendosësh në njëshkolonë një shkollë të tërë dhe për ta çuar në portat e hapura të muzikës së njohur klasike, është më shumë se risi dhe është më shumë se një mundësi.

Mbeta gojë hapur, kur dëgjova dy arie të njohura nga dy soprano niveli. Dhe janë nxënëse të “Mihal Ekonomit”. Violeta Beshiri dha nga provat më befasuese, teksa këndon të famshmen “Nessun Dorme” të Xhakomo Puçinit. Dhe pa na u shuar emocionet që krijoi Beshiri, çfaqet sopranoja Anja Canaj në interepretimin mahnitës “Va Pensioro” nga opera “Nabuko” e Xhuzepe Verdit.

-Që të dyja, më tha i entuziazmuar Ylli Ramzoti, janë klas tërheqës interepretimi. Sikur të kenë mundësi ta vazhdojnë këtë pasion, do të fitojmë pa diskutim dy soliste të mrekullueshme, që i meriton arti durrësak.

Në odeonin “Nikolin Xhoja”, po ndiqja ndoshta nga pasditet më të rralla, më spektakolare, më emocionuese, më të paimagjinueshme që mund të kem hasur deri tash. Çfaqje profesioniste, do ta trajtoja “Tingujt e Dijes” të shkollës “Mihal Ekonomi”. Pa u ndjerë. Pa bujo. Thjesht kjo çfaqje me publik të shkollës, të mësuesve, nxënësve, prindërve dhe të ftuarve.

Tea Dervishi, Anoel Basha dhe Euklid Çila, përbën atë trio të rrallë fëmijësh që dhanë emocione të pafund, kur interepretojnë këngën e njohur italiane “Mama”. Krahasimi nuk mund të bëhet, por kujtesën na e provokuan, duke na ofruar zërin historik të Beniomino Xhilit, Luçiano Pavarotit, Andrea Boçelit etj. Çfarë ishte kjo mrekulli që po shikonim?

Monda Rotani drejtonte pa pushim, duke mos toleruar qoftë edhe një stonim të ligjshëm. Përgatitje nga më seriozet, duke nisur nga veshjet dhe disiplina skenike. Me sa seriozitet të vegjëlit dhe të rinjtë e shkollës, realizonin numurat artistikë.

Përsëri Violeta Beshiri në këngën italiane “Ballade Pour Mimi” të Fabienne Roussel. Çfar të kënduar!
Tingujt e Çajkovskit, Shopen, Zonka, Moxartit, Hisaisku, Bethovenit, Haiden dhe të tjerë autorë, erdhën nëpërmjet interepretimeve tërheqëse të pianisteve Serena Beja, Laura Hidri dshe Ambra, violinistëve Amaras Kazanxhi, Perla Huta, Amber Domi, Ohmi etj.

Pas recitimit me ndjenjë të poezisë së njohur të Pushkinit, monologu “Letër Tatjanës” nga Kristina Zyka, vjen trioja tjetër e mirëpërgatitur Amber Prodani, Doris Canaj dhe Benita Çarçani. Kënduan “Serenatë”, për të ardhur tek treshja e baletit me valsin e njohur vienez të ndërtuar nga Iril Abdyli, Antoni Beshiri, Xhim Zotaj, Helvetina Myrtaj, Gledia Rama, Igli Ajdinaj. Ambra 6 vjeçare shkëlqeu në piano, kur luante pjesët e vështira “Batërflaj” dhe “Merrley” të Betovenit.

Nxënës të moshave të ndryshme të “Mihal Ekonomit”, trajtonin në programin e tyre pjesë të ndryshme muzikore, këngë klasike, balet, recitime që e lyen me të artë pasditen muzikore “Tingujt e Dijes”. Kori i të vegjëlve prej më shumë se 30 nxënësish më këngën e “More than enough”, mbeti tjetër shkëlqim.

Arritje e merituar. Përqafime, lot gëzimi, foto, filmime shprehnin më së miri kalimin me sukses të një prove të vështirë. Elsa Ekonomi Hila, u bë njësh me fëmijët, të cilët uronin njëri tjetërin. Ata për 50 vjetorin e jetës në arsim të Elsës dhe ajo për arritjen e merituar muzikore.

“Mihal Ekonomi” i dha artit durrsak arritjen më të ndjeshme, të pa ndodhur më parë. Koncertin e bukur ndërtuar me muzikë klasike. Nëse nuk do ta ndiqja, nuk do të mund ta besoja, se ndeshesha me një mrekulli. Dhe kjo mrekulli, ka brenda jo vetëm mjeshtërinë artistike të Edmonda Cecit Rotanit, por të tërë mësuesve, nxënësve dhe prindërve të “Mihal Ekonomit”, të clët janë së bashku në çdo rast.

Ju lumtë!

Durrës: 11 mars 2023