Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së nxënësve të gjimnazit “Mehmet Akif” ditën e sotme të Ministria e Arsimit.

Prostesta e tyre vjen pas vendimit të qeverisë për të mbyllur këtë shkollë. Sipas Ramës këta nxënës protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht.

Reagimi i Rames:

Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.