Një grup qytetarësh italianë me punë dhe banim në vendin tonë, si dhe mjaft miq shqiptarë kanë festuar së bashku Ditën e Republikës italiane.

Festa u organizua në banesën e Gaetano Castellos, një sipërmarrës ngaa Palermo, i cili jeton dhe punon në Durrës që nga viti 1992.

“Ky është edicioni i dytë i festës, që organizojmë mes miqsh nga të dy vendet, vetëm një ditë pas ceremonisënë Ambasadën e Italisë më 2 qershor” – tha z. Castello.

Ceremonia në Rrashbull të Durrësit nisi me himnet kombëtare të të dy vendeve, për të vijuar me numra artistikë dhe ushqime të përgatitura nga pjesëmarrës shqiptarë dhe italianë në festë.

Historia e Ditës së Republikës së Italisë

Dita e Republikës feston ditën në vitin 1946 se italianët votuan në favor të formës republikane të qeverisjes.

Pas Luftës së Dytë Botërore, u mbajt një votim 2 dhe 3 qershor për të përcaktuar nëse Italia duhet të ndjekë një formë qeverie të monarkisë ose republikës. Shumica votuan për republikën dhe disa vite më vonë, 2 qershor u shpall një festë si dita që u krijua Republika e Italisë.

G. K.